Zbavitu.Com - Portali zbavites shqiptar

Wednesday
Sep 08th
Text size
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home Bota & Rajoni Maqedonia Thaçi kërkon protektorat ndërkombëtar

Thaçi kërkon protektorat ndërkombëtar

thaqiLideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka theksuar se e vetmja rrugëdalje dhe e vetmja politikë serioze preventive në Maqedoni është vendosja urgjente e protektoratit ndërkombëtar, me ç’rast brenda një viti të organizohen zgjedhje të parakohshme nën patronazhin e bashkësisë ndërkombëtare, dhe më pastaj të ketë lëvizje të përbashkëta drejt së ardhmes.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i është kundërpërgjigjur situatës aktuale që po mbretëron në Maqedoni, dhe sinjale të qarta ka shprehur lideri kësaj partie Menduh Thaçi. Zhvillimet aktuale që kanë bllokuar proceset e integrimeve euroatlantike nga ana e Qeverisë, Thaçi i ka adresuar tek qeverisja aktuale.

“Situata është katastrofale në Maqedoni. Nuk mund të them se është tragjike, por vlerësojë se është shumë dramatike. Kultura politike që e drejton Maqedoninë me fjalorin më të butë që mund t`i them është se ajo është tejet joserioze. Edhe të tjerët që provojnë të bëjnë matematika politike me numra gjithashtu janë joserioz”, ka theksuarThaçi.

Ai me këtë rast ka propozuar se si rrugëdalje e vetme mbetet protektorati ndërkombëtar. “Mendoj se e vetmja rrugëdalje dhe e vetmja politikë serioze preventive është që urgjentisht të vendoset protektorati ndërkombëtar në Maqedoni, dhe pastaj brenda një viti të organizohen zgjedhje të parakohshme nën patronazhin e bashkësisë ndërkombëtare dhe më pastaj të lëvizim përpara të gjithë së bashku”, ka theksuar lideri i PDSH-së.

Lidhur me zërat se çfarë parashikime do të ndodhin pas 7 dhjetorit, Thaçi ka nënvizuar se PDSH nuk është edhe aq kureshtare lidhur me këtë datë. “Mendoj se këtyre duhet t`i lihet hapësirë që të zihen në atë politikë tejet të gabuar që kanë bërë. PDSH do të vazhdojë të sensibilizojë se këtu zgjidhje është vetëm protektorati, përndryshe situata është dramatike”, ka theksuar Thaçi, pas një takimi ku ka prezantuar tre këshilltarët e tij që janë pjesë e ekipit këshillëdhënës: Isen Ramadani, politikani me karrierë të gjatë politike, prof.dr. Xheladin Murati, politikan dhe ligjërues universitar si dhe eksperti i çështjeve juridike dhe Beqir Iseni, ish-kryetari i Këshillit Gjyqësor Republikan. /INA/
Hits: 755
Comments (3)Add Comment

Write comment

busy
 

Foto Lajm

djaloshi_havane
Një djalosh vallëzon derisa bie shi i furishëm tropikal në një rrugë të Havanës, 19 korrik 2010. Foto:Reuters

Reklama

Advertising

zbv-adv

 

Perry dhe Pink dhurojnë këpucë për bamirësi

Katy Perry dhe Pink që të dyja kanë dhuruar këpucë për të krijuar fonde për ndihm...

 

Simpson ‘e pakënaqur për rrudhat’

Jessica Simpson ka zbuluar se ajo së fundi ka gjetur rrudha në fytyrën e saj. Këngë...

 

Duffy do ta këndojë këngën e radhës për Bondin?

Duffy mund të ndjekë hapat e bashkëkombësve të saj uellsianë, Tom Jones dhe Dame Sh...

 

Soni: Ja pse i refuzova lulet e Beckhamit

Ajo ishte e vetmja e përzgjedhur për të hapur ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Milan. ...

 

Mihrie Braha, seksi dhe pa Breg

Ajo ka interpretuar kenge nga repertori i saj, dhe eshte pelqyer pasi dihet qe kengetaret ...

Who's Online

Kemi 96 vizitorë n'linjë

E-mail Falas 5GB + MSN @zbavitu.com