Vjetėr 01-08-2008, 05:28   #1 (permalink)
Administrator
 
Avatari i EliMiNiMi
 
Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
Gabim Historia e Flamurit Kombėtar

Pėrjetėsia e pėrbuzur! Historia e shqiponjės dykrenore


28 Nentor 2007 - Populli shqiptar, qė shumė studiues tė huaj dhe vendės emrin e tyre e lidhin me emrin e shqiponjės, vazhdon ta respektojė kėtė simbol si njėrin nga pasuritė e tij mė tė shenjta. Dhe njė lidhje e tillė duket se ėshtė bėrė e pėrjetshme qė kur Skėnderbeu e ngriti nė Krujė mė 28 nėntor 1443, ndėrsa nė Lidhjen e Lezhės mė 1444 e shpalli si flamur tė saj, dhe vetė si kryetar i saj dhe kryekomandant i forcave tė princėrve shqiptarė tė kohės.

Por, ndėrsa shqiptarėt nė Shqipėri tashmė e kanė identikė flamurin kombėtar me atė shtetėror, sipas Flamurit tė Skėnderbeut, shqiptarėt nė Kosovė po privohen jo nga pasja e tij si flamur kombėtar, por shtetėror. Pėr mė keq, ishin vetė institucionet e Kosovės, pėrkatėsisht Ekipi Negociator dhe me miratimin e Kuvendit, qė pėrjashtuan ēfarėdo pėrngjasimi tė flamurit tė Kosovės me atė kombėtar, me pėrjashtimin nė ngjyrat kuqezi dhe nė pėrdorimin e shqiponjės dykrenore. Po ashtu ata pėrjashtuan me konkurs edhe flamurin e Dardanisė. Veēanėrisht pėr pėrjashtimin e tė parit kėmbėngulte Veton Surroi, duke trumbetuar se njė mundėsi tė tillė e pėrjashtonte pakoja Ahtisari, edhe pse njė gjė e tillė ishte plotėsisht e paargumentuar edhe pėr vetė faktin se ajo pako nuk ėshtė nė fuqi, dhe qė ende nuk i dihet fati. Ndėrsa, kundėr flamurit tė Dardanisė, qė ishte dizajnim i Presidencės sė udhėhequr nga Presidentit Ibrahim Rugova, ishte kryesisht PDK-ja, ndėrsa LDK-ja thuaja pa asnjė rezistencė i hyri valles. E tėrė ana e keqe e kėsaj ėshtė se ai konkurs edhe pas sa muajve nuk ėshtė pėrfunduar, ndėrsa kanė konkurruar qindra veta me mė shumė se njė mijė propozime.

Dhe pėr herė tė parė shqiptarėt qė me aq kėmbėngulje nė tė gjitha situatat historike, dhe nė jetėn e pėrditshme, qė ta ruajnė kultin e tyre, shqiponjėn dykrenore, privohen nga vetė pėrfaqėsuesit e vet.
Sipas ekspertėve tė heraldikės, njė flamur ndryshon nga tjetri, ‘qoftė edhe me vetėm njė element, ngjyrė a shenjė, mė shumė a mė pak’. Kjo ėshtė pėrgjigja pėr ata qė thonė se nuk mund tė kemi njė flamur me Shqipėrinė. Pra, thjeshtė ishte njė abuzim dhe njė nėpėrkėmbje e institucionit tė flamurit qė po i bėhej nga vetė pėrfaqėsuesit shqiptarė, dhe jo vetėm simbolit, por edhe atyre mijėra e mijėra shqiptarėve qė u vranė, masakruan e u shpėrngulėn vetėm pse nuk e mohonin flamurin.

Studimin mė tė plotė shkencor, mė argumentues dhe mė voluminoz e ka bėrė studiuesi i heraldikave Jaho Brahaj, me botimin e librit tė sapo promovuar, “Flamuri i kombit shqiptar”, origjina, lashtėsia. Po sipas kėtij autori dhe tė tjerėve, janė me qindra e mijėra argumente qė janė ruajtur qė nga lashtėsia e veēanėrisht gjatė mesjetės sė vonė.

Shqiponja njė dhe dykrenore trashėgim nga ilirėt
Shqiponja dykrenore ėshtė e dokumentuar qartėsisht tek paraardhėsit tanė, qė nga shek.VI para e re. Por, sipas studiuesit Braho, gjurma mė e vjetėr qė ka mbetur e shqiponjės dykrenore, ėshtė nė trojet e perandorisė Hetite, shek 12 para e re. Shqiponja dykrenore hetite mban nė dy kthetra njė lepur, lepurin hėnor, ..’edhe nė Shqipėri, sipas dėshmive tė albanologut De Grand, ruhej njė basoreliev, qė nė fundin e shek. XIX ishte nė kishėn e Trushit (Shkodėr), ku ishte gdhendur njė shqiponjė krahėhapur me kthetra mbi njė lepur’.

Ndėrsa, gjurmė tė simbolit tė shqiponjės njė krenore, pothuajse tė njėkohshme apo pak mė vonė se ajo hetite ėshtė tek popujt e Mesopotamisė sė Lashtė, ndėrsa nė rajone tė Iranit tė sotėm ėshtė dy krenore. ‘Shqiponjėn kult e kanė edhe popuj tė tjerė, si p.sh. edhe astekėt e Amerikės, por me dy kokė vetėm Hititėt, popullsia e vjetėr e Iranit dhe Ilirėt e njihnin dhe e praktikonin’. Por, vazhdimėsia e saj nuk ėshtė ruajtur as nga hititėt e as nga iranianėt.

Dokumenti mė i vjetėr ilir ėshtė i shek VI para erės sė re, nga njė gdhendje nė njė urnė guri, e dy luftėtarėve ilir, qė paraqet njė ritual, ku nė mburojėn e njėrit shihet skalitja e shqiponjės dykrenore, e gjetur nė Ribic tė Kroacisė, territor ku jetonte fisi ilir i Japodėve. Paraqitja kultike nė tri pllaka tė ndryshme e shqiponjės dykrenore dhe ‘lisin e jetės’ bashkė me diellin, e shek.VI para e re, e zbuluar nė Gostil nė Mal tė Zi.

Pėrveē kėtyre dokumenteve, thuaja tė po asaj kohė janė edhe njė tokėz ilire me motivin e shpendit me dy kokė e shek V para e re, e zbuluar nė Tumat e Matit. Nė hajmeli ilire tė shekujve VI-V para erės sė re, ku dallohen dy kokat e shqiponjės me drejtime tė kundėrta. Ndėrsa, shqiponja njė krenare ėshtė gjetur nė njė pllakė guri gėlqere e shekujve tė parė tė erės sė re nė kishėn e Mesopotamit nė Sarandė.

“Sipas autorėve grek, pellazgėt apo parailirėt njoftojnė se besonin se kishin lindur nga dheu, nė njė maje mali, aty ku ata kishin vend kultin e diellit, prandaj ishin gjysmėhyjnor, sepse kishin krijuar rrezet e diellit dhe tokėn.... e rėndėsishme ėshtė se ky mit ėshtė ruajtur edhe brenda strukturės sė ndėrgjegjes e pasurisė kulturore tė popullit tonė.”

Kulti pėr shqiponjėn
“Nė lashtėsi dhe nė vazhdim shqiponja dykrenore pėrfaqėson fuqinė diellore nė kėtė e atė botė, botėn tokėsore dhe botėn e pėrtejme, ditėn dhe natėn, si njė trup i vetėm, qė ekziston i shfaqur vetėm me njėsinė brenda unitetit tė dyzuar”, ėshtė shpjegimi qė jep Braho nė librin e pėrmendur. Po sipas kėtij autori, ‘Shqiponja udhėtonte sipas besimeve tė lashta, deri tek dielli, kjo ėshtė dėshmuar nė mitet e besimit tė Dodonės Pellazgjike, me shqiponjėn me simbolin e rrufesė ndėr kthetra qė ia sillte Zeusit’.

Ky ėshtė autori mė bindės dhe qė hedh poshtė dyshimet se nėse shqiptarėt e kishin pėrvetėsuar kėtė simbol nga bizantinėt. Sipas tij arianitėt qė dokumentohen qė nė shek e XI e kishin shqiponjėn dykrenore, ndėrsa nuk dihet kush e patėn mė parė, paleologėt bizantinė, tė cilėt e fiksuan nė stemė nė shek e XIII, ndėrsa tek shqiptarėt gjendet nė po atė kohė tek Dera e Gropajve, ndėrsa Dera e Kastriotėve e paraardhėsve tė Skėnderbeut e kishte para shek XV.

Po ashtu sipas Brahos, ‘Shqiponjėn nė Ballkan e kishin tė parėt iliro-arbrit, dhe si rrjedhojė ata ua dhanė tė tjerėve. Po ashtu edhe shqiponja njė krenare nė Ballkan dhe Evropė, nė stemat dhe heraldikat familjare gjendet tek Arbėrit, gjurmėt mė tė hershme tė evidentohen nė Principatėn e Arbrit, e cila e pėrdori nė flamurin e saj shtetėror.

Shqiponja dykrenore qė ėshtė e tė njėjtės kohė me atė bizantine, ėshtė shumė mė e hershme se e tė gjitha vendeve nė gjithė Evropėn, pėrpara serbėve, rusėve, habsburgėve tė Austrisė, Perandorisė Shenjtė Romake. Rusėt e kishin marrė tek nga martesa e Sofia Paleologut me tė birin e Carit tė Rusisė, pas vitit 1472. Shumė vjet pasi tashmė Skėnderbeu e kishte shpallur flamurin e Kastriotėve Flamur Kombėtar mė 1444 nė Lezhė.
Jaho Braho, nė librin e tij monumental rendit edhe shumė fakte tė tjera tė mesjetės sė vonė e kėndej, si Shqiponja nė kishėn e Rodonit e shek XV, ku Skėnderbeu e kishte ndėrtuar edhe kėshtjellėn dhe atje kalonte pushimet. Ndėrsa, vula e Skėnderbeut daton mė sė voni nga shekulli XV nga njė pikturė e vitit 1459, shqiponja e gdhendur nė gur nė portėn e kishės sė kėshtjellės sė Himarės, fundi i shek.XV.

Shqiponja e emblemės sė familjes fisnike Kastriota-Tribalda e gdhendur nė kishėn Santa Maria della Misericodia, Mesagne, Itali, mesi i shek. XVI, nė monumentin mbi varror tė Konstandin Kastriotit, tė porositur nga Donika Kastrioti gruaja e Skėnderbeut. Vula e Pleqėsisė sė Arbrit, fundi i shek. XVI. Dėshmia e Frang Bardhit pėr shenjat dhe stemėn e Skėnderbeut, pėrshkrimi i anglezit V.Spencer, 1835, pastaj i M. Puzhad mė 1867, qė thotė se mirditorėt shėrbejnė nė ushtrinė osmane tė komanduar nga krerėt e tyre natyral dhe nėn flamurin e tyre sikur tė Skėnderbeut. Vula e Shoqėrisė “Bashkimi”, Durrės, shek XX 1906, Flamuri i ngritur nė Vlorė nga Ismail Qemali, Vula e administratės sė qeverisė sė Vlorės, 1913.

Pra, shqiptarėt dhe paraardhėsit tanė e pėrdorėn simbolin e shqiponjės nė luftėra, ceremoni e kremte krahinore e familjare, nė artė dhe nė punime nga mė tė ndryshmet. Ajo ėshtė simbol i preferuar nė ikonostase tė Kishės ortodokse, nė kisha katolike, nė sixhade, nė furkė, nė lugė druri, nė djep, nė karrige druri, nė arka, nė piktura, kuti kafe sheqeri qė bashkė formojnė shqiponjėn dykrenore, nė vulė (blatė) druri, nė qėndisma tė ndryshme, nė mbulesė tavoline, nė flamuj tė punuar nė avlėmend, nė gurė, nė perlė guacke, gdhendje nė dru, nė paranik (pėshtjellak), nė brez, nė ēanta, nė veshje qytetare nė Berat etj, nė tokėz, nė xhubletė, nė jelek ari, nė veshjet e arbėreshėve tė Italisė, nė afreskat e kishave, nė monumente mbivarrore, si ajo e nipit tė Skėnderbeut, Nė vallet si ajo e shqipeve, vallja e vdekjes sė shqipes dhe ringjalljes.
__________________

Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim

EliMiNiMi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-08-2008, 05:28   #2 (permalink)
Administrator
 
Avatari i EliMiNiMi
 
Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
Gabim

Sipas Brahos, Hasan Cekės e autorėve tė tjerė tė shumtė, simboli i shqiponjės nuk ėshtė i trashėguar nga Mesjeta, por ai nė dy format e tij, si njė krenore dhe dykrenore ėshtė trashėguar dhe kultivuar pashkėputshėm qė nga para historia, nė forma tė ndryshme dhe se ėshtė dominuar si referencė kulti, qoftė edhe si bashkėdyzim nė modelin e kultivuar kishtar, si pėrngjasim i kryqit, por qė edhe ky simbol ėshtė parakristian tek ilirėt.
Shqiponja ėshtė e pranishme nė kulturėn e varreza mesjetare tė Krujės tė shek IX, nė Koman nė po atė kohė, nė Kosovėn Lindore, nė Pėrmet, gjendet e gdhendur nė gur tek arbrit para se tė vinin sllavėt nė Ballkan, nė themelet e njė kishe nė Maqedoninė e sotme nė shek VI-VII, nė kishėn e Shėn Kollit nė Ohėr nė shek XI. “Bizanti nuk e krijoi as nė art, as nė religjion, as nė simbolikė shqiponjėn”, thotė studiuesi Braho.

Pėrdorimi i Flamurit shtetėror tė Skėnderbeut
Sipas studiuesit Braho, Flamuri nė gjendjen e trashėguar sot, qė ėshtė flamuri mė i vjetėr nė Evropė, i pandryshuar, dokumentohet se ishte pėrdorur edhe nė krahinėn e Matit mė 1702 e ’03, por ‘gjithsesi besohet qė edhe mė parė nė Kuvendin e Dukagjinit tė Matit 1601-’02’. Ndėrsa, mė pas po ai flamur, qė ndonjėherė riprodhohej jo me saktėsi, ishin flamujt e ngritur pas revolucionit Xhon Turq mė 1908, mė pas mė 1910, 1911, 1912, Kuvendi i Junikut, i Vlorės. Flamujt nga 1899 nga Konica e mė pas deri mė 1907. Nė kuvendin e Dibrės etj.
__________________

Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim

EliMiNiMi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-08-2008, 13:56   #3 (permalink)
Antar
 
Antarėsuar: Jul 2008
Postime: 30
Gabim

ku i ki msu be kto sene????:P
hehe...
Lil Belle i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 08-08-2008, 15:41   #4 (permalink)
Administrator
 
Avatari i EliMiNiMi
 
Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
Gabim

Cito:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga B-Genius_Fan Shiko postimin
ku i ki msu be kto sene????:P
hehe...
a t`kom kallzu se 5 n`histori saher e kum pas
__________________

Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim

EliMiNiMi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 23-12-2008, 10:21   #5 (permalink)
Antar
 
Antarėsuar: Oct 2008
Vėndndodhja: Therand
Postime: 87
Gabim

EliMiNiMi
hallall njeri.
disa sene i kam dit po disa i mesova...
njeriu meson qat ter jetes se tin nje shprehje popullore...
Ideal i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju

Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Trackbacks are ON
Pingbacks are ON
Refbacks are ON
Zgjidh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 06:20.


Powered by vBulletin® Verzioni 3.7.3
Copyright © 2005 - 2009
Skin design and concept by Attitude

SEO by vBSEO 3.2.0