Vjetėr 01-08-2008, 05:24   #1 (permalink)
Administrator
 
Avatari i EliMiNiMi
 
Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
Gabim Shtetet Ilire

Perseri nga Historia e Shqiperise njė permbledhje mbi Iliret dhe organizimin e jetes se tyre.



K R E U I I I


SHTETET ILIRE




Nė fundin e shek. V p.e.sonė ilirėt hynė nė rrugėn e zhvillimit skllavopronar. Nė shekujt qė pasuan e deri nė pushtimin romak krahinat mė tė pėrparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohėn zhvillimin e tyre mė tė lartė shoqėror e politik tė pavarur. Urbanizimi intensiv i kėsaj treve dhe zhvillimi qė mori, pėr pasojė, mėnyra antike e prodhimit nė shek. IV-III p.e.sonė ēoi nė krijimin e njė shoqėrie antike tė mirėfilltė dhe nė formimin e njė vargu shtetesh ilire, tė cilat u inkuadruan nė qytetėrimin e pėrparuar tė botės mesdhetare.
Midis formacioneve shtetėrore qė u formuan nė trevėn e gjerė ilire, ai qė arriti njė shkallė tė lartė tė zhvillimit politik dhe qė luajti njė rol tė shquar nė ngjarjet politike tė kohės qe Shteti Ilir apo Mbretėria Ilire. Qė nga dukja e kėtij shteti emrat ilir dhe Iliri morėn, pėrveē kuptimit tė gjerė etnik, edhe njė kuptim tė ngushtė politik, qė u lidhėn me fatet historike tė kėtij formacioni shtetėror dhe tė popullsisė sė tij, e cila nė burimet e shkruara do tė njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirė tė mirėfilltė). Nė kohė tė ndryshme Mbretėria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qė i imponuan rrethanat politike, nė njė territor tė gjerė qė pėrfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) nė veri e deri tė lumi Vjosa (Aous), nė jug me njė shtrirje drejt lindjes deri tė liqenet Lyhnide nė kufi me Maqedoninė dhe mė nė veri me Mbretėrinė Dardane.
Nė krahinat mė jugore ilire u formua njė shtet tjetėr i rėndėsishėm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos nė ngjarjet politike tė fundit tė shek. IV dhe tė ēerekut tė parė tė shek. III p.e.sonė. Nė kohėn e shtrirjes mė tė gjerė tė tij, ai pėrfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri nė gjirin e Artės (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninė, kurse nga lindja me Thesalinė e Maqedonisė.
Nė kėtė hapėsirė kanė ekzistuar si formacione shtetėrore tė pavarura edhe njė varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e tė cilave u zhvillua herė nė lidhje tė ngushtė e herė nė kundėrshtim me atė tė Shtetit Ilir dhe tė atij tė Epirit. Nė rrethana tė caktuara politike lindin gjithashtu formacione mė pak tė rėndėsishme nė formėn e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinėve etj., qė kanė njė peshė mė tė vogėl nė historinė politike tė Ilirisė.
Nė krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretėri tė vogla ilire: e paionėve, e dardanėve dhe e athamanėve. E para shfaqet me njė shkėlqim tė shkurtėr nė shek. IV p.e.sonė pėr tė rėnė pastaj shpejt nėn goditjet e politikės ekspansioniste tė shtetit maqedon, kurse dy tė fundit dalin nė arenėn politike nė shek. III me njė rol tė parėndėsishėm.
Popullsitė ilire tė krahinave tė brendshme qendrore e veriore nuk njohėn deri nė fillim tė erės sonė njė organizim politik shtetėror; edhe nė kėtė kohė ato arritėn tė organizohen vetėm nė federata fisnore, siē ėshtė rasti i dalmatėve ose i fiseve tė tjera.


1. ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQĖROR I ILIRĖVE NĖ SHEK. IV P.E.SONĖ



Lindja e qyteteve dhe e jetės qytetare


Zhvillimi ekonomik e shoqėror i Ilirisė gjatė epokės sė hekurit dhe veēanėrisht gjatė shek. VII-V p.e.sonė kishte pėrgatitur kushtet pėr lindjen e qyteteve dhe tė jetės qytetare. Siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazėn e vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit dhe tė qendrave protourbane qė u krijuan si rezultat i zhvillimit tė zejtarisė, tė bujqėsisė, tė blegtorisė, si edhe tė intensifikimit tė marrėdhėnieve tė kėmbimit me botėn greke. Kjo dėshmohet nga prania e gjerė e qeramikės sė importuar korinthike e jonike dhe mė pas edhe nga prodhimet e kolonive greke nė Dyrrah e nė Apoloni, tė cilat kishin hyrė nė marrėdhėnie tė ngushta me prapatokėn ilire.

Lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare ishte njė dukuri me karakter ekonomik e shoqėror tėrėsisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisė antike tė tregut qė u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkėmbimi. Kjo ėshtė e lidhur me shkėputjen e plotė tė zejtarisė nga bujqėsia, me krijimin e mėnyrės antike tė prodhimit dhe me zbatimin e punės sė skllavit nė degėt e ekonomisė.

Njoftimet mė tė hershme pėr ekzistencėn e qyteteve nė Iliri i takojnė mesit tė shek. IV p.e.sonė. Historiani grek, Diodori, duke pėrshkruar fushatat e Filipit II kundėr ilirėve thotė se mbreti i Maqedonisė “u lėshua mbi Ilirinė me njė ushtri tė fortė, plaēkiti vendin, nėnshtroi shumė qytete tė vogla dhe u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe”. Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmėruar athinasit pėr rrezikun qė i kėrcėnonte nga mbreti maqedon, vė nė dukje gjithashtu se “Filipi po fortifikonte qytete nė Iliri”. Pak mė vonė historianėt grekė tė shek. II p.e.sonė Ariani e Rufi pėrmendin me emėr Polionin si qytet i Dasaretisė, kurse historiani i shek. IV p.e.sonė Theopompi pėrmend qytetin Oidanton. Mė nė fund nga tė dhėnat numizmatike tė fillimit tė shek. IV p.e.sonė mėsojmė emrin e njė qyteti tė rėndėsishėm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinėn e kėtyre qyteteve, qė janė tė pranishme nė mesin e shek. IV p.e.sonė, (njė rast vėrtetohet qysh nė fillim tė kėtij shekulli), duhet ta kėrkojmė pak mė parė, d.m.th. nė fundin e shek. V p.e.sonė.

Nuk dihet me saktėsi se ē’paraqesin nė vetvete kėto qytete tė hershme ilire. Dėshmitė e autorėve antikė, pėrveē faktit qė kumtojnė ekzistencėn e tyre, janė tepėr tė varfra pėr tė ndihmuar qė tė rindėrtohet pamja reale e kėtyre qendrave urbane.

Edhe nga pikėpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime tė tilla, nėpėrmjet tė cilave tė dallohet qartė qyteti i kėsaj kohė. Megjithatė, prej qyteteve antike, rrėnojat e tė cilave ruhen nė vendin tonė, mund tė pohohet se qyteti i mirėfilltė nė Iliri formohet kryesisht gjatė shek. IV p.e.sonė. Nė kėtė kohė kemi edhe dėshmitė e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.

Kėto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara tė epokės sė hekurit, ngrihen mbi kodra tė mbrojtura nga pikėpamja natyrore, por shtrihen me sipėrfaqe relativisht mė tė gjera, qė arrijnė deri nė 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese janė ndėrtuar me njė teknikė mė tė pėrparuar me blloqe shumėkėndėshe, trapezoidale; ato janė mjaft tė fuqishme dhe me njė bukuri tė rrallė (Amantia, Klos, Ēuka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit nė pėrgjithėsi ėshtė ende i thjeshtė; ai nuk njeh kullat, rolin e tė cilave e luajnė deri diku kthesat me kėnd tė drejtė, qė bėn muri herė mbas here pėr arsye qėndrueshmėrie; edhe portat nė kėtė sistem janė tė pakta e me njė mbrojtje mė tė dobėt.

Qytetet e mėdha zėnė njė pozitė qendrore nė krahinėn qė zotėrojnė dhe shtrihen nė njė hapėsirė prej 30-40 ha, siē ėshtė rasti i Bylisit, i Antigonesė, i Lisit etj., dhe janė tė mbrojtura me mure tė fuqishme.
Duke folur pėr qytetet e kėsaj kohė Diodori i quan ato me termin polisma, qė do tė thotė qytete tė vogla, me sa duket ende nė shkallėn fillestare tė zhvillimit tė tyre. Demosteni, nė shek. IV p.e.sonė pėrkundrazi, pėrdor termin poleis qė do tė thotė qytet. Ndryshimi qė vėrehet nė termat e pėrdorur prej kėtyre dy autorėve nuk duket tė jetė i rastit; ai shpreh me sa duket njė diferencim qė u bėhet kėtyre qendrave urbane ilire dhe qė lidhet me karakterin e tyre. Pak dritė mbi kėtė ēėshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin mė tė fortė” midis qyteteve tė Dasaretisė. Duket se disa qytete kishin mundur tė ecnin pėrpara dhe tė dalloheshin prej tė tjerave. Interes tė veēantė paraqet nė kėtė drejtim Damastioni, i cili ėshtė dhe i pari qytet ilir qė pret monedha. Burimet tregojnė se ky qytet gjendej nė shpinė tė zonės bregdetare, diku midis kėsaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur pėr kėtė Straboni nė shekullin e parė shkruan kėshtu: “Pas Epidamnit dhe Apolonisė gjer tė malet Keraune ndodhen bylinėt, taulantėt, parthinėt dhe brygėt; aty afėr gjenden dhe minierat e argjendit nė Damastion, mbi tė cilat diestėt vendosėn sundimin e tyre, si dhe enkelejtė, tė cilėt i quajnė dasaretė; afėr kėtyre vijnė lynkestėt..”. Mungesa e tė dhėnave mė tė sigurta ka penguar qė ky qytet tė lokalizohet me saktėsi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve tė monedhave tė tij, ai duhet kėrkuar nė krahinat e brendshme ilire, diku nė lindje tė Drinit tė Sipėrm.

Pasazhi i Strabonit ka njė rėndėsi tė veēantė dhe pėr njė fakt tjetėr. Ai tregon se Damastioni qe njė qytet qė lindi dhe u zhvillua nė njė zonė tė pasur me miniera, tė cilat, me sa duket pėrbėnin edhe bazėn ekonomike tė tij. Shfrytėzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisė sė pėrpunimit tė metaleve qenė degėt kryesore tė kėsaj ekonomie. Karakteri i saj bėhet i qartė edhe nga simbolet qė mbajnė monedhat e qytetit, tė cilat paraqesin midis tė tjerash ēekanin e minatorit dhe shufrat metalike.

Damastioni ėshtė, kėshtu, shembulli i njė qyteti zejtar tė pėrparuar tė kėsaj kohė, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet nė burimet, jo vetėm si qyteti mė i fortė midis qyteteve tė Dasaretisė, por edhe si kryeqendėr apo qendėr rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundėsi qė qytetet e tjera mė tė vogla, ato qė Diodori i quan polisma, do tė kenė qenė qendra njėsish gjeografiko-ekonomike, ku do tė ketė mbisunduar ekonomia bujqėsore-blegtorale me ndonjė degė tė kufizuar tė zejtarisė.
__________________

Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim

EliMiNiMi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-08-2008, 05:25   #2 (permalink)
Administrator
 
Avatari i EliMiNiMi
 
Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
Gabim

Zejtaria, bujqėsia e blegtoria


Lindja e qyteteve i dha njė shtytje tė re zhvillimit tė degėve tė ndryshme tė ekonomisė ilire.
Zejtarinė e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pėrpunimit tė metaleve ilirėt e njihnin dhe mė parė, por asnjėherė si tani ajo nuk paraqitet si degė e veēantė e njė qyteti, siē ėshtė rasti i Damastionit. Nė shek. IV nė zejtarinė e punimit tė metaleve nuk vihet re ende ndonjė ndryshim cilėsor, fjala vjen nė punimin e veglave tė punės, tė armėve apo tė zbukurimeve, nė krahasim me shekujt pararendės. Por tani mund tė flitet pėr njė veprimtari mė tė gjerė e mė intensive si nė shfrytėzimin e minierave, ashtu edhe nė prodhimtarinė e degėve tė veēanta tė zejtarisė metalpunuese. Bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė rritja e prodhimit tė armėve, qė pėrbėjnė nė kėtė kohė gjetjet mė tė shumta nėpėr nekropolet nė krahasim me zbukurimet.

Megjithatė, nuk pati ndonjė pėrparim, nė fushėn e zejtarisė sė prodhimit qeramik, madje importi e dobėsoi pėr njė kohė kėtė degė tė zejtarisė ilire.
Ndėrkaq nė fushėn e ndėrtimeve ndodh njė revolucion i vėrtetė. Mjeshtrat e ndėrtimit shquhen nė shek. IV pėr aftėsitė e tyre arkitektonike e teknike dhe pėr njohuritė e thella nė fushėn e artit tė fortifikimeve, qė i zbatonin nė nivelin mė tė pėrparuar tė kohės, ashtu si nė shumė vise tė tjera tė botės mesdhetare. Muret rrethuese tė qyteteve tė ndėrtuara nė stilin poligonal janė dėshmia mė e qartė e arritjeve nė kėtė fushė.

Tė dhėnat pėr bujqėsinė dhe blegtorinė e ilirėve pėr shek. IV janė tė varfra. Autorėt bashkėkohės, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk bėjnė tjetėr veēse pėrsėrisin Hekateun, pėr shkak tė njohjes ende tė pamjaftueshme tė Ilirisė; megjithatė Iliria pėr autorėt grekė ishte vendi i njė bujqėsie e blegtorie tė zhvilluar, tokat pjellore tė sė cilės shfrytėzoheshin vende-vende nė mėnyrė intensive dhe qė krahas kulturave bujqėsore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), nė kullotat e pasura rritnin bagėti tė mira tė racės.
Tė dhėnat arkeologjike i vėrtetojnė kėto njoftime. Parmenda e paraqitur nė buzėt e njė pitosi gjetur nė fushėn e Korēės, si dhe figurat simbolike tė paraqitura nė monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, apo nė monumentet varrimore tė kohės, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollėkut, simbol i pjellorisė dhe i begatisė, u bėjnė jehonė pasurive tė tokės ilire dhe zhvillimit qė kishin marrė bujqėsia e blegtoria ilire nė kėtė kohė.


Tregtia dhe qarkullimi monetar


Si rrjedhim i zhvillimit tė zejtarisė dhe tė degėve tė tjera tė ekonomisė ilire u zgjeruan shkėmbimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr njė shtrirje tė gjerė tė prodhimeve tė zejtarisė ilire. Tipat standardė tė armėve, tė zbukurimeve dhe tė enėve prej balte qė pėrsėriten nė gjetjet nga njė krahinė nė tjetrėn, dėshmojnė pėr marrėdhėnie intensive midis popullsisė sė krahinave tė ndryshme dhe pėr njė zhvillim tė konsiderueshėm tė kėmbimeve midis tyre.
Njė zhvillim mė tė gjerė morėn nė kėtė kohė shkėmbimet me botėn greke. Jo mė kot pasuritė minerale dhe disa prodhime bujqėsore tėrhoqėn vėmendjen e autorėve antikė tė kėsaj kohė. Duket se kėto prodhime ishin ndėr artikujt kryesorė tė eksportit ilir. Njė vend me rėndėsi zinin kėmbimet me kolonitė greke tė bregdetit Adriatik dhe qytetet e Halkidės, tė cilat merrnin nga Damastioni argjendin pėr prerjen e monedhave tė tyre, kurse nga tokat e afėrta tė Atintanisė serėn, qė u duhej pėr ndėrtimin e anijeve dhe lyerjen e enėve tė transportit.

Kundrejt tyre ilirėt merrnin prodhime luksi tė artizanatit grek, midis tė tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve tė Dyrrahut e tė Apolonisė, enėt e kėtyre qendrave janė gjetje jo tė rralla nė vendbanimet e zonės bregdetare. Por ato fillojnė tė duken mė dendur edhe nė krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe nė luginėn e mesme tė Drinit, nė afėrsi tė Kukėsit e tė Krumės. Kėto prodhime arrijnė kėtu nėpėrmjet rrugėve tregtare tė shkelura qysh nė shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikėnisje si nga qendrat e bregut Adriatik, ashtu edhe tė Egjeut.


Monedhat e argjendit pėrdoren gjerėsisht si ekuivalent shkėmbimi. Nė krahinat bregdetare gjejnė njė pėrhapje tė madhe monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, kurse nė ato tė brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojnė se kjo monedhė qarkulloi nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshinte krahinėn e diestėve, penestėve dhe pjesėrisht atė tė lynkestėve.
Prerja dhe hedhja nė treg e monedhave nga njė qytet ilir si Damastioni ėshtė njė fakt me rėndėsi tė veēantė. Ai tregon se tani, nė pjesėn e parė tė shek. IV p.e.sonė, krahas Dyrrahut dhe Apolonisė, tė cilat me monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonė kishin mbuluar krahinat e afėrta tė ultėsirės bregdetare dhe i kishin tėrhequr ato nė orbitėn e marrėdhėnieve skllavopronare, njė qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u bė qendėr e rėndėsishme ekonomike e krahinave tė brendshme. Ai hodhi nė treg monedhėn e vet dhe me kėtė shėnoi shtrirjen e mėtejshme tė sistemit monetar nė krahinat e brendshme tė Ilirisė Jugore. Ekonomia monetare theu kėshtu dhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė ekonominė e prapambetur natyrore, pėr t’i hapur rrugėn njė sistemi tė ri ekonomik, skllavopronarisė.
__________________

Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim

EliMiNiMi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-08-2008, 05:25   #3 (permalink)
Administrator
 
Avatari i EliMiNiMi
 
Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
Gabim

Vendosja e skllavopronarisė


Me lindjen e qyteteve u krijua edhe njė popullsi qytetare, e cila mė parė nuk njihej. Burimet nuk e bėjnė tė qartė pėrbėrjen dhe karakterin e kėsaj popullsie, por meqė qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre pėrbėhej nga masa e gjerė e prodhuesve zejtarė, bujq e blegtorė, nga pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe aristokracia e vjetėr fisnore qė pėrbėnte parinė e qytetit. Si e tillė, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar nė shtresa shoqėrore, me interesa tė ndryshme. Prej tyre, pronarėt e punishteve dhe tregtarėt formonin shtresėn e re tė pasuruar, e cila zhvendos pėrfundimisht nė plan tė dytė aristokracinė e vjetėr fisnore.

Si qendra ekonomike e politike mė vete qytetet i rrethonte njė popullsi fshatare e lidhur me ta nėpėrmjet interesave ekonomikė tė ndėrsjelltė. Nė burimet kėto popullsi njihen akoma si fise tė mėdha apo tė vogla, por fisi nuk ka mė kuptimin e tij klasik. Vetė dukja e qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave janė elemente qė nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkėsisė njė pėrmbajtje tė re nga pikėpamja e marrėdhėnieve ekonomike e shoqėrore.

Ashtu si nė Maqedoni, edhe nė Epirin fqinjė tė kėsaj kohė, shumica e popullsisė nė Iliri jetonte nė fshatra; qytetet ishin ende nė numėr tė vogėl. Masėn kryesore tė kėsaj popullsie e formonte fshatarėsia e lirė, por burimet bėjnė fjalė edhe pėr njė popullsi fshatare tė varur. Theopompi nė veprėn e tij “Filipika” shkruan se “ardianėt kanė 300 mijė prospelatė si helotė...”. Me prospelatė autorėt e vjetėr kuptonin njė popullsi tė varur qė merrej me punimin e tokės dhe qė u jepte zotėruesve tė saj si detyrim njė pjesė tė prodhimit.

Duke i krahasuar prospelatėt e ardianėve me helotėt e Spartės, Theopompi e pėrcakton edhe mė mirė gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe kėta ishin, sikurse helotėt, njė popullsi e nėnshtruar qė pas pushtimit ishin shpronėsuar dhe ishin kthyer nė gjendje vartėsie. Nuk kemi prova nėse kjo ishte njė popullsi e huaj apo njė fis tjetėr ilir qė pėsoi kėtė fat; numri i tyre gjithashtu duhet tė jetė i tepruar, por mbetet i padiskutueshėm fakti qė kemi tė bėjmė me njė masė popullsie mbi tė cilėn ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilirėve ky nuk ishte njė fenomen i veēantė pėr ardianėt. Njė shekull mė vonė Agatharkidi nė veprėn e tij “Evropaikon” do tė pohojė se “dardanėt kanė kaq shumė skllevėr (ai i quan kėta me emrin “dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse tė tjerė edhe mė shumė. Secili nga kėta nė kohė paqeje punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri duke pasur si prijės zotin (“despotes”) e tij”.

Edhe pse Agatharkidi pėrdor termin dullos, shpjegimet e mėtejshme e bėjnė tė qartė se kemi tė bėjmė me njė popullsi tė tipit tė prospelatėve ardianė. Nuk ka asnjė dyshim qė termi “dullos” pėrdoret kėtu me kuptimin mė tė gjerė, ashtu sikurse ndodh shpesh qė autorėt antikė i quajnė helotėt “dullė tė lakeldemonėve”.

Njė rast tjetėr ėshtė ai qė pėrmend Atheneu, pėr penestėt. Sipas tij “thesalėt quajnė penestė jo ata qė lindin skllevėr, por ata qė shtihen nė dorė me anė tė luftės”. Dihet se me emrin penestė quhej njė fis i tėrė nė territorin e Mbretėrisė Ilire. Pėrkufizimi i Atheneut tė ēon nė pėrfundimin se popullsia e kėtij fisi duhet tė ketė qenė e ngjashme nga pikėpamja e gjendjes shoqėrore me prospelatėt e ardianėve dhe dullėt e dardanėve.

Prania e njė popullsie tė tillė tė varur e tė shfrytėzuar ekonomikisht midis ilirėve, ėshtė njė dėshmi e rėndėsishme pėr tė pėrcaktuar karakterin dhe strukturėn e shoqėrisė ilire. Siē tregojnė tė dhėnat e autorėve antikė, popullsia e varur e tipit prospelatė-helotė-penestė pėrfaqėsonte nė kėtė kohė nė Iliri njė formė tė hershme tė skllavėrisė qė ekzistonte nė disa nga popullsitė kryesore ilire. Kjo kategori njerėzish pėrdorej nė masė nė punimet bujqėsore dhe mbase edhe nė shfrytėzimin e minierave. Zotėrit e tyre (despotėt) duket se banonin nė qendrat e vogla tė fortifikuara ose nė qytete. Kohėn mė tė madhe ata e kalonin nė luftėra dhe jo rrallė me dėfrime. Theopompi na thotė se sunduesit e prospelatėve ardianė “ēdo ditė deheshin, bėnin mbledhje dhe shtroheshin nė gosti, tė dhėnė pas tė ngrėnit e tė pirit”. Pjesėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnte masa e fshatarėve tė lirė qė luante, me sa duket, ende njė rol kryesor nė prodhimin shoqėror.

Pėrveē pėrfitimit nga puna e popullsisė vendase, shtresa e pasur siguronte tė mira materiale nėpėrmjet grabitjes kolektive tė popujve fqinjė me anė tė luftėrave. Tributet e pėrvitshme qė detyroheshin tė paguanin popujt e nėnshtruar tregojnė se kėto grabitje kryheshin nė mėnyrė sistematike.
Kėshtu nė shek. IV p.e.sonė, shoqėria ilire paraqitet si njė shoqėri e ndarė nė klasa e shtresa shoqėrore. Kjo shoqėri njihte atėherė format e hershme tė varėsisė skllavopronare, prandaj edhe ishte njė shoqėri skllavopronare.

Lindja e qyteteve ndihmoi pėr thellimin e diferencimit shoqėror, sepse duke u bėrė qendra tė rėndėsishme tė zejtarisė dhe tė tregtisė ato i dhanė hov rritjes sė prodhimit, shkėmbimit me para dhe shfrytėzimit tė punės sė huaj.
Pa mbivlerėsuar peshėn dhe rolin e qytetit ilir nė kėtė periudhė tė hershme mund tė thuhet se ai vepron jo vetėm si bartės i skllavopronarisė, por edhe si pėrēues i saj nė botėn fshatare qė e rrethon. E lidhur me qytetin me anė tė marrėdhėnieve ekonomike dhe e varur prej tij pėrmes kėtyre marrėdhėnieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo qė ndodhej rreth qyteteve nuk ėshtė mė bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marrėdhėnie vartėsie nė formėn e skllavėrisė sė tipit helot.

Kėshtu, nė shek. IV qyteti ilir na paraqitet me njė rol e peshė tė ndjeshme nė jetėn ekonomike e shoqėrore tė Ilirisė. Si i tillė ai shėrbeu si bazė e organizimit politik shtetėror.
__________________

Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim

EliMiNiMi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-08-2008, 05:25   #4 (permalink)
Administrator
 
Avatari i EliMiNiMi
 
Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
Gabim

2. MBRETĖRIA E PARĖ ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT
(FILLIMI I SHEK. IV - 335 P.E.SONĖ)



Ardhja nė fuqi e Bardhylit



Shekulli i ri, i katėrt, i gjen pėrsėri ilirėt nė konflikt me fqinjėt e tyre maqedonė pėr ēėshtjen e Lynkestisė. Nė vitet e fundit tė sundimit tė mbretit maqedon, Arhelaut, nė kapėrcyell tė shekullit, u zhvillua njė luftė e re midis ilirėve dhe maqedonėve pėr kėtė krahinė. Nė kėtė luftė mbreti i lynkestėve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra. Aristoteli, qė e pėrmend kėtė fakt, nuk e cilėson origjinėn etnike tė Syras, por burimet e tjera e bėjnė tė qartė se ai ishte mbreti i ilirėve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka tė ngjarė ta ketė zanafillėn e
saj nė ngjarjet e vitit 423 p.e.sonė dhe duket se ka qenė pėrforcuar me njė martesė dinastike midis Syras dhe njė vajze tė Arrabeut. Rezultatet e kėsaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e mėpastajme tregojnė se nuk ndodhi ndonjė ndryshim nė gjendjen ekzistuese.


Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sonė), shėnoi pėr Maqedoninė fillimin e njė periudhe trazirash qė zgjatėn katėr dekada me radhė. Kontradiktat e brendshme qė u bėnė shkak pėr kėtė vrasje dhe pėr intrigat e mėvonshme dinastike, krijuan rast pėr hapjen e konflikteve midis Maqedonisė dhe fqinjėve tė saj. Nė fillim tė sundimit tė Amyntės II, qė pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti njė zgjidhje. Martesa e Amyntės me njė bijė tė mbretit Syra, tė quajtur Eurydike, qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe mbesė e Arrabeut, fsheh nė vetvete faktin qė midis ilirėve e maqedonėve ishte arritur njė marrėveshje pajtimi pėr ēėshtjen e lynkestėve.

Por kjo gjendje nuk zgjati shumė. Ilirėt, interesat e tė cilėve ishin ndeshur prej kohėsh me ato tė Maqedonisė nė Lynkesti, ishin tė interesuar pėr dobėsimin e mėtejshėm tė Maqedonisė dhe jo pėr pajtim. Rasti i volitshėm pėr ta arritur kėtė qėllim paraqitet pikėrisht tani, qė Maqedoninė e kishte pushtuar vala e turbullirave tė brendshme. Nė vitin 393 p.e.sonė, ilirėt u dyndėn nė Maqedoni, pushtuan njė pjesė tė saj dhe pasi dėbuan Amyntėn, vendosėn nė fron njė farė Argeu, qė thuhet se zbriste prej dinastisė sė lynkestėve. Nėn presionin e pushtimit ilir, njė pjesė e tokave tė Maqedonisė Lindore me pėlqimin e mbretit tė rrėzuar hyri nė Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua nė Thesali dhe vetėm pas dy vjetėsh mėrgimi, ai mundi tė kthehej nė vend me ndihmėn e thesalėve, tė cilėt preferonin mė mirė sundimin e tij se atė tė Argeut qė pėrkrahej nga ilirėt. Paqen me ilirėt ai qe detyruar ta blinte me njė tribut vjetor qė do t’ua paguante atyre.

Rrethanat nė tė cilat ndodhi ky ndryshim nė marrėdhėniet e vendosura sė fundi midis ilirėve dhe maqedonėve nuk janė tė qarta. Dihet vetėm se ngjarjet e mėpastajme nuk janė tė lidhura me Syran, por me emrin e njė mbreti tė ri ilir, tė quajtur Bardhyl. Megjithėse emri i tij shfaqet nė burimet shumė mė vonė, nė ngjarjet e vitit 359 p.e.sonė, prapė se prapė duket se ai i udhėhiqte ilirėt shumė kohė pėrpara. Sipas kėtyre burimeve Bardhyli jetoi njė kohė tė gjatė dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sonė), ose pak mė vonė, ishte nė njė moshė tė thyer, 90 vjeēare. Interes tė veēantė lidhur me figurėn e tij kanė lajmet qė e paraqesin si njė mbret me prejardhje tė ulėt, nė fillim qymyrxhi e pastaj kryengritės (latro), qė e pat fituar pushtetin me forcė dhe qė gėzonte simpatinė e luftėtarėve, meqenėse nė ndarjen e plaēkės ishte i drejtė e i paanshėm. Kėto njoftime e paraqesin atė jo si njė trashėgimtar tė Syras, por si njė pėrmbysės tė tij. Vetėm duke pranuar kėtė fakt, mund t’i jepet njė shpjegim ndryshimit qė ndodhi nė marrėdhėniet e ilirėve me maqedonėt nė vitin 393 p.e.sonė.

Duket se nė Iliri forca tė reja, nė tė cilat rol tė rėndėsishėm ka pasur Bardhyli, e kundėrshtuan marrėveshjen me Amyntėn II, rrėzuan Syrėn dhe invaduan Maqedoninė. Pra, duhet tė ketė qenė Bardhyli ai qė udhėhoqi ilirėt nė fushatėn e vitit 393 p.e.sonė kundėr Amyntės dhe e detyroi atė t’i paguante tribut vjetor. Qe pėrsėri ai qė theu pėrpjekjet e Aleksandrit II nė vitin 369 dhe tė Perdikės III mė 360 p.e.sonė pėr t’u ēliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikės pėrfundoi me dėshtim tė plotė. Ai mbeti nė fushėn e betejės sė bashku me 4 000 maqedonė tė tjerė. Kjo qe humbja mė e rėndė qė pėsuan maqedonėt nė vargun e pėrpjekjeve tė tyre pėr t’u ēliruar nga ilirėt.
Gjatė gjysmės sė parė tė shek. IV p.e.sonė burimet pėrmendin edhe njė ngjarje tjetėr me rėndėsi. Nė vitin 385 p.e.sonė ilirėt pėrfunduan njė aleancė me tiranin e Syrakuzės, Dionizin.

Ndėrmjetės pėr kėtė u bė mbreti i molosėve, Alketa, i cili qe dėbuar nga vendi i tij prej partisė filospartane dhe qe strehuar nė Sirakuzė. Qėllimi i marrėveshjes ishte rivendosja e Alketės nė fronin molos. Tė dyja palėt qenė tė interesuara pėr kėtė, sepse ilirėve kjo aleancė u siguronte dobėsimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht tė atij maqedon nė Epir, kurse Dionizit i jepte mundėsi tė forconte pozitat e tregtisė sirakuzane nė brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Nė tregimin e tij Diodori vinte nė dukje se Dionizi u dėrgoi ilirėve njė ndihmė ushtarake prej 2 000 vetash dhe 5 000 armė “meqenėse ilirėt ishin nė luftė”. Por nuk thotė se me cilėt luftonin ilirėt nė kėtė kohė. Ėshtė supozuar se Diodori e ka fjalėn pėr luftėn qė pėrfundoi me dėbimin e Amyntės, por kjo ngjarje me tė drejtė ėshtė datuar nė vitin 393 dhe jo mė 385. Nuk qėndron as pikėpamja se ilirėt qenė duke luftuar me molosėt, kur Dionizi u dėrgoi ndihmėn dhe se ky e shfrytėzoi kėtė luftė vetėm pėr tė kthyer Alketėn. Vetė Diodori e ka sqaruar kėtė fakt kur pohon se ilirėt hynė nė Epir pasi u erdhi kjo ndihmė dhe “pasi mblodhėn njė fuqi tė madhe”.

Nė kėtė rast duhet tė jetė fjala pėr faktin se ilirėt ishin nė gjendje lufte pothuajse tė pandėrprerė me fqinjėt e tyre, maqedonėt. Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtėsonte pak ilirėt nga kjo barrė. Ky fakt dhe pjesėmarrja aktive nė aksion kundėr molosėve pėr tė sjellė nė fronin e tyre Alketėn e vuri Sirakuzėn nė pozitėn e aleatit tė ilirėve kundėr armiqve tradicionalė tė tyre, maqedonėve. Megjithatė forcat kryesore nė kėtė aksion ishin ato ilire; ushtarėve tė Dionizit nuk iu caktua ndonjė rol i pavarur, pėrkundrazi Diodori thotė se “ushtrinė qė u erdhi nė ndihmė ilirėt e pėrzien me trupat e tyre”. Ndėrmarrja pėrfundoi me sukses tė plotė. Nė betejėn e rreptė qė u zhvillua ilirėt dolėn fitues dhe molosėt lanė nė fushėn e luftės shumė tė vrarė. Ndihma qė u dėrguan spartanėt nuk u solli ndonjė dobi molosėve dhe Alketa zuri pėrsėri fronin e vet nė Mbretėrinė Molose. Kjo ngjarje sqaron politikėn qė Bardhyli ndiqte me fqinjėt pėrėndimorė. Me sa duket, aleanca me Syrakuzėn ishte pėr tė njė mbėshtetje e shėndoshė nė luftėn kundėr Maqedonisė.
__________________

Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim

EliMiNiMi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-08-2008, 05:25   #5 (permalink)
Administrator
 
Avatari i EliMiNiMi
 
Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
Gabim

Fushata maqedone kundėr Mbretėrisė Ilire


Nė vitin 359 Maqedonia mundi tė dalė pėrsėri nė fushė tė betejės kundėr ilirėve, por tani ajo e kishte kapėrcyer gjendjen e kaosit tė brendshėm politik dhe kishte mėnjanuar rrezikun e sulmit nga kundėrshtarėt e tjerė. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatėn kundėr Mbretėrisė Ilire pasi ishte pajtuar me Athinėn dhe kishte larguar rrezikun trak e paion.
I ēliruar, nė kėtė mėnyrė, Filipi u sul kundėr ilirėve me njė ushtri tė madhe, tė pėrbėrė prej 10 000 kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė dhe 600 kalorėsish. Bardhyli i doli pėrpara armikut me njė ushtri po kaq tė madhe, 10 000 kėmbėsorė tė zgjedhur dhe 500 kalorės.

Megjithatė, mbreti plak e ēmoi kėtė radhė tė pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonėt dhe bėri pėrpjekje pėr marrėveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me kusht qė tė dy palėt tė mbanin qytetet qė kishin nė zotėrim nė atė kohė; Filipi nuk e pranoi dhe kėrkoi qė ilirėt t’i lironin tė gjitha qytetet qė i kishin pushtuar Maqedonisė. Meqenėse nuk u arrit marrėveshja, filloi pėrleshja. Tė dy ushtritė u ndeshėn me ashpėrsi tė madhe. Ushtria ilire i pėrballoi pėr mjaft kohė sulmet e armikut. Goditjeve tė falangės maqedone Bardhyli u kundėrvuri formacionin luftarak me radhė tė shtrėnguara nė trajtė kuadrati. “Nė krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njėra, as nga tjetra palė, dhe kėshtu vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė, sepse tė dy ushtritė luftuan me njė trimėri tė rrallė. Nga tė dy anėt u vranė shumė veta dhe ēa mė shumė u plagosėn”.

Megjithėse maqedonėt e fituan mė nė fund betejėn, Filipi e pa se nuk qe nė gjendje ta ndiqte armikun. Mė vonė ilirėt dėrguan pėrfaqėsues dhe pėrfunduan paqen, pasi liruan tė gjitha qytetet e Maqedonisė qė kishin pushtuar. Diodori bėn tė qartė edhe faktin se pėr cilat toka ishte fjala, kur thotė se, pasi i vuri nėn zotėrimin e tij gjithė banorėt gjer nė liqenin Lyhnid, Filipi u kthye nė Maqedoni. Me kėtė betejė, ai zgjidhi pėrfundimisht ēėshtjen e Lynkestisė dhe e ndryshoi gjendjen nė kufijtė pėrėndimorė nė favor tė Maqedonisė.

Nė kushtet e krijuara rishtas ilirėt u pėrpoqėn tė dilnin nga gjendja e krijuar duke kėrkuar aleatė kundėr Maqedonisė. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij Bardhyli u drejtua nė jug, kundėr molosėve, tė cilėt ndėrkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar qė t’i shkėpuste nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi nė njė qėndresė tė fortė dhe u detyrua tė tėrhiqej. Nė vitin 356 p.e.sonė ky synim u pėrsėrit nė pėrpjekjen pėr njė aleancė tė gjerė antimaqedone. Kėtė ngjarje Diodori e pėrshkruan kėshtu: “tre mbretėr, ai i Trakisė, i Paionisė dhe i Ilirisė, ishin bashkuar pėr tė sulmuar Filipin. Kėta mbretėr fqinjė e shikonin tėrė smirė rritjen e fuqisė sė Filipit dhe duke qenė se nuk ishin aq tė fortė pėr ta luftuar veēmas, u lidhėn ndėrmjet tyre me shpresė qė t’ia arrinin mė lehtė qėllimit”. Por ata ishin tė zėnė me grumbullimin e ushtrisė, kur ai i zuri nė befasi dhe i theu para se tė bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vėrtetohet edhe me njė mbishkrim atik, qė pėrkujton pėrfundimin e njė koalicioni midis Athinės dhe tre mbretėrve tė pėrmendur mė lart.

Nė kėtė akt zyrtar mbreti i ilirėve quhet Grabo. Midis mendimeve tė ndryshme qė janė shfaqur rreth figurės sė tij, duket mė i pranueshėm supozimi sipas tė cilit Grabo ka qenė pasardhės i Bardhylit, qė nė kėtė kohė duhet tė ketė vdekur.

Frenimi qė arriti t’u bėnte ilirėve nuk e kėnaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten tė qetė sidomos kur lufta pėr vendosjen e hegjemonisė maqedone nė Greqi kėrkonte gjithė energjitė dhe forcat e tij. Pėr t’u siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte kėtė shtet nė pozita mbrojtjeje. Prandaj, nė vitin 344 p.e.sonė, e sulmoi pėrsėri Ilirinė me njė ushtri tė fortė. Kėtė radhė ilirėt udhėhiqeshin nga mbreti Pleuria. Ata i bėnė njė qėndresė tė ashpėr dhe i shkaktuan armikut humbje tė rėnda. Vetė Filipi mbeti i plagosur dhe nė fushėn e betejės ranė shumė nga rrethi i tij i afėrm. Megjithatė, ai mundi tė hyjė nė Iliri dhe tė pushtojė disa qytete, tė cilat mė vonė i fortifikoi dhe vendosi nė to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe.

Nė burimet nuk thuhet se deri ku mundi tė ketė arritur dhe pėr cilėn pjesė tė vendit ėshtė fjala kur flitet pėr qytetet e pushtuara, por dihet nga pohimet e Isokratit se nė bregdet nuk mundi tė dalė. Ka tė ngjarė qė ai tė ketė vėnė dorė mbi njė pjesė tė krahinės sė banuar nga fisi i dasaretėve dhe si kufi tė kenė shėrbyer ato qė nė burimet quhen malet e Ilirisė ose tė taulantėve dhe qė mund tė identifikohen me vargun e maleve tė Polisit, tė Kamjes dhe tė Ostrovicės.
__________________

Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim

EliMiNiMi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju

Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Trackbacks are ON
Pingbacks are ON
Refbacks are ON
Zgjidh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 16:14.


Powered by vBulletin® Verzioni 3.7.3
Copyright © 2005 - 2009
Skin design and concept by Attitude

SEO by vBSEO 3.2.0