|
|
#1 (permalink) |
|
Administrator
![]() Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
|
Rrefim i jashtezakonshem i Rifat Jasharit: Historia e familjes Jashari
NESE ZOTI I JEP YMER, SHABANI DO TA TRASHEGOJE KETE VEND Cila ėshtė prejardhja e familjes se komandantit legjendar tė UCK-se, Adem Jashari ? Kush ishte romi i cili me njė gjysme thesi drithe e shpetoi familjen e Murat Jasharit nga uria? Si mundohej pushteti i atehershem t`i detyroje Jasharet qe ta leshojne Prekazin? Cili nga anėtarėt e familjes e pengoi shitjen e pasurise se Jashareve dhe shpernguljen nga Kosova? Para rreth treqind vjeteve, nga tre vellezer shqiptare:Jashari, Meha dhe Kadriu do tė nisin tė krijohen tri lagje tė Prekazit, ketij fshati tė Drenices, me tė zeshmit ne historine e re tė Kosoves. Njeres prej familjes se ketyre tri lagjeve, asaj qe do tė pagezohet me emrin e tė parit prej tre vellezerve e qe me vone trasheeguesit e saj do tė njihen si Jasharet, historia do t` i jape vulen qe pas 5 marsit tė vitit l998, gjithandej ku frymojne shqiptaret dhe kudo ne bote, tė njihet si familja qe me vetesakrificen me sublime, i hapi definitivisht rrugen lirise se Kosoves. Do tė jene bvrezat kater, pese dhe gjashte tė kesaj familjeje, ata me tė cilet do tė identifikohet ditelindja e kesaj lirie, e enderruar me shekuj nga shqiptaret e Kosoves, ndersa plaku i urte Shaban Jashari me djemte Hamzen e Ademin, si me nipat e mbesat e tij, ata qe me gjakun e tyre, do t` i japin Prekazit nder shekuj breza, nderin qe tė quhet vendlindja e lirise se Kosoves. Ne gjithė kete nder e patriotizem tė cilin Jasharet ia lane pėr trashegim historise se atdheut, Adem Jashari, djali i trete i Shabanit e Zahides, do tė jete figura kryesore me tė cilen do tė nise tė shkruhet kjo histori. pėr njė pjese tė kesaj historie dhe pėr shumė gjera tė padegjuara deri tash, ne njė rrefim tė jashte-zakonshem pėr Zerin, flet Rifat Jashari, deshmi e gjalle e rezistences shumevjeēare tė familjes legjendare Jashari kunder pushtuesit serb. TRUNGU TREQINDVJECAR I FAMILJES Zeri : Cila ėshtė prejardhja e familjes Jashari ? Rifat Jashari: Ne baze tė historise tė cilen neve na e kane shpjeguar tė paret tane, familja jone, ka jetuar ne Prekaz tė Poshtem para shumė vjeteve. pėr gjashte vjet l952-l958, babait nuk ka guxuar t` i vije pėr vizite as daje, as nip e as shok... Kur ne Kosove vinte ne ate kohė ndonje funksionar i larte nga Beogradi, babe Shabanit i ndalohej dalja nga shtepia, ndersa policet i thoshin: Rri ne shtepi e mos leviz. Prekazi i Poshtem perbehet prej kater lagjeve:lagjja Jasharaj, Kodra, Meha dhe Lushtaku. Tri lagjet e para jane krijuar prej tre vellezerve: Jasharit, Kadriut dhe Mehes, prandaj edhe jane tė njė gjaku, ndersa Lushtaket jane tė ardhur me vone ne Prekaz. Jashari ka pasur tre ddjem, ndersa familja e Adem Jasharit, rrjedh prej ddjalit tė trete tė Jasharit, Muratit, prej tė cilit pastaj jane krijuar brezat e tjere tė familjes tone: Fazliu, Murati, Shabani, pastaj une, Hamza e Ademi, dhe brezi i djemve dhe nipave tane. Prej ketij trungu familjar, une jam gjenerata e peste, ndersa djemte e mi, tė Hamzes e tė Ademit jane gjenerata e gjashte. Fale Zotit, tash ne i kemi edhe nipat e vegjel dhe trungu yne familjar po degezohet gjithnje e me shumė, pėr dallim prej tė kaluares, kur neper brezat e familjes Jashari ka qene vetem nga njė gjenerate pasardhesish. Kjo fije e holle e trashegimtareve tė Jashareve ka bėrė qe edhe origjina e familjes tone tė mos jete e veshtire pėr t` u shpjeguar. Zeri: ēka mund tė thoni pėr tė kaluaren e tė pareve tuaj, ēfarė ka qene ajo? Rifat Jashari: I pari yne, Murati, emri i tė cilit ėshtė perterire tri here brenda gjashte brezave tė familjes sone, ka shkuar ushtar apo asqer si i thoshin ne ate kohė, ne Pleme tė Vogel, ne tė vellait tė vet. Prej asaj kohė, tregojne se ai nuk ėshtė kthyer kurre ne shtepi. Murati e ka lene ne djep djalin e tij tė vetem, Fazliun, gjashte muajsh, tė cilin e ka rritur mixha i tij. Zeri: Kur ka ndodhur kjo, a mund ta thoni perafersisht? Rifat Jashari: Ka ndodhur kjo dikund para rreth 3OO vjeteve. Prej shkuarjes dhe moskthimit tė Muratit ne shtepi, pėr familjen tone fillon njė lloj peni i holle qe gjithmone ishte ne prag tė keputjes. Mirepo, fale Zotit, kjo nuk ka ndodhur. Fazliu, tė cilin sic thame, Murati e kishte lene ne djep, ishte rritur dhe bėrė njė njeri i ndershem perkunder asaj se ishin atehere kohė tė veshtira nen roberi, dhe kohė kur ka pasur shumė ngaterresa midis njerezve, marrje tokash dhe vrasje tė meshkujve pėr shkak tė pasurise. Me keto probleme pėr fat, Fazliu nuk ishte ballafaquar. Pasi ishte martuar , Fazliut i kishte falur Zoti njė djale Muratin, qe ishte babagjyshi yne. Murati pastaj i kishte pasur dy vajza, qe me vone ishin martuar ne Llaushe dhe tė vetmin djale Shabanin, i cili ishte martuar me Zahiden, , nenen tone dhe na kane pasur neve tre djemve: mua (Rifatin), Hamzen dhe Ademin dhe pese vajza : Haven, Zylen, Zojen, Qamilen dhe Halimen. Djemte e mi, tė Hamzes e tė Ademit, jane gjenerata e gjashte e familjes Jashari. Zeri: Kur ėshtė lindur mixha Shaban? Rifat Jashari: Babe Shabani ka lindur ne vitin kur ėshtė vrare Azem Bejta (l924), simbol i luftes kunder serbeve ne Drenice. pėr babe Shabanin kane treguar se si femije ka qene shumė hallelig kah shendeti dhe ėshtė rritur me veshtiresi tė medha. Qe ne femijeri, babagjyshi i kishte treguar atij pėr luften e Azem Bejtes dhe qendresen e tij heroike. Gjate kohes sa ka jetuar babagjyshi Murat, zullumet e pushtetit serb ndaj familjes sone kishin qene tė tepruara dhe kete e kishte provvuar edhe babagjyshi, por edhe babe Shabani. Ndonjehere keto ajtje kishin ardhur edhe vete rrethi i tyre, i cili ne ate kohė kishte frike tė madhe nga pushteti. Ne ato kohė tė veshtira, shumė njerez i kane thene babagjjyshit qe ta shese token dhe pasurine dhe ta leshoje vendin, sepse kishin menduar se vetem ashtu familja jone mund t` i shpetoje zullumit tė madhe qe po i bente pushteti. Por, babagjyshi nuk kishte dashur ta beje kete. Nga tė paret, ai kishte trasheguar afer l9 hektar toke e mal, dhe kete pasuri ne, pasardhesit e tij, e kemi sot e asaj ditė, ne kete vend, ne Prekaz. Ne ate kohė kur babagjyshi kishte presione tė medha nga pushteti pėr t` u shperngulur nga Prekazi dhe nga Kosova, trojet shqiptare po i leshonin njė numer bukur i madh i shqiptareve. njė here, pėr shkak tė presionit tė tepruar edhe babaggjyshi veē sa nuk e kishte shitur pasurine pėr ta marre me gjithė familje rrugen e mergimit. ALI XHEMA - ROMI QE E SHPETOI FAMILJEN E MURAT JASHARIT NGA URIA Zeri: Mixha Shaban e ka theksuar ne njė rrefim tė mehershem pėr Zerin javor, se nena e tij ka qene personi kryesor qe nuk e ka lejuar Muratin ta shese pasurine dhe ta leshoje Prekazin? Rifat Jashari: Ashtu ėshtė. Shtylla kryesore e babaggjyshit ka qene e shoqja e tij Halimja, gjyshja jone. Ajo ka qene njė grua burrnore prej njė familjeje tė forte nga Kosterci (tash Kastrioti). Miqasia ne ate kohė i kishin thene babe Shabanit: Shite pasurine dhe largohu prej kėtu, sepse kėtu nuk ke jete tė gjate, o Murat!. Por, gjyshja jone , Halimja, kishte kundershtuar duke thene :Pasuria nuk shitet. Ne qofte se ky djale (Shabani) qe na e ka fale Zoti ėshtė me ymer, do ta trashegoje kete vend. Babe Shabani, atehere i kishte pasur 6-7 muaj, ndersa vendosmeria dhe kembengulja e gjyshes Halime, kishte bėrė qe familja jone ta vazhdoje jeten ne kete truall ku jemi edhe sot. Me vone, tregojne se si ėshtė rritur babe Shabani dhe pėr tė thone se qe nga femijeria ka pasur njė inteligjence tė larte, tė dhuruar nga vete natyra. Ne rinine e tij, nuk kishte shkolla tė larta e fakultete, ku do tė mund tė shkolloheshin, por ai e kishte kryer ne ate kohė medresene, ndersa pas sherbimit ushtarak, babai e kishte kryer edhe njė kurs pėr t` u bėrė mesues. Pas kthimit nga ushtria, si njė nga intelektualet e pare ne Drenice., babai kishte filluar tė punoje si mesues ne Drenice. Me se shumti ka punuar ne Terdec, Obri, Prekaz,Kline, Prelloc, Skendeeraj, etj. Si mesues ka punuar prej vitit l949-l952, kur edhe burgoset nga pushteti i atehershem. vazhdoN...
__________________
Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim
|
|
|
|
|
|
#2 (permalink) |
|
Administrator
![]() Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
|
Zeri: Sa kane jetuar gjysherit tuaj?
Rifat Jashari: Babagjyshi Murati, ka jetuar deri ne vitin l962, ndersa gjyshja Halimja deri ne vitin l963. Zeri: Thate se gjyshi juaj Murati, ka pasur shumė presion qe ta shese pasurine e tij dhe tė largohet nga Prekazi. A ju ka treguar mixha Shaban diēka pėr tė kaluaren e babait tė tij? Rifat Jashari: Me kujtohet njė rast tė cilin ma ka treguar babe Shabani. Rasti ėshtė shumė i dhembshem, por po e tregoj. Ne kohen sa ka qene babai ushtar, ne Kosove kishte qene skamje e bukes dhe, babashyshi Murati kishte shkuar neper fshatra tė Drenices, qe tė kerkoje buke, sepse mashkull tjeter nuk kishte pasur ne familjen tone. Kerkon gati tere ditėn, por nuk gjen askund buke. Nuk i jep askush. Duke u kthyer nga Llausha e takon ne rruge Ali Xhemen, njė rom, i cili i thote babagjyshit:“O Murat Fazlia, njė Zot ėshtė , si kėtu, si atje...pse po merzitesh?“, duke menduar se Murati po merzitej pėr djalin (Shabanin) qe i kishte shkuar ushtar. „Jo more burre, nuk po di ēka me ju ba robve n`shpi qe s` e kane kokrren e miellit, se pėr Shabanin, as qe po me bjen ne men“, ia kishte kthyer babagjyshi. Ali Xhema ia jep babagjyshit njė gjysme thesi miell dhe ky kthehet ne shtepi....ėshtė interesant se ne sulmin e 5 marsit tė vitit l998 mbi familjen tone dhe ne Drenice, Aliut iu kane vrare tre anetare tė familjes nga forcat serbe. Prej Muratit qe ishte djali i trete i Jasharit jane krijuar brezat e tjere familjare:Fazliu, Murati, Shabani, une, Hamza e Ademi, dhe brezi i djemve dhe nipave tane. Prej ketij trungu, une Rifati jam gjenerata e peste, ndersa djemte e mi, tė Hamzes e tė Ademit jane gjenerata e gjashte. Me vone, kur babai kthehet nga ushtria, fillon tė punoje si mesues ne Skenderaj deri kur burgoset nga pushteti me akuzen se ka qene „i papershtatshem“. ėshtė interesant tė tregohet se para dy javeve, ne njė dasme kėtu ne Drenice, djali im Murati takon aty njė burre prej Terdeci, i cili i thot Muratit : „Eh more djale, babagjyshi yt,Shabani, ma ka mesduar alfabetin shqip“. Ky burre i kish treguar Muratit edhe se si babai ia kishte mesuar atij dhe nxenesve tė tjere kengen e Bajram Currit, ndersa i kish treguar edhe pėr ate se pas largimit tė Shabanit nga shkolla, mesuesi tjeter u kishte thene nxenesve se „kjo kenga pėr Bajram Currin, tė cilen ua ka mesuar mesuesi Shaban, ėshtė e ndaluar“, dhe siē thoshin atehere „irredentiste...“. Dhe, siē tregova me heret, babane pastaj e burgosin ne Skenderajk, dhe prape babagjyshi mbeti i vetem. ēka tė beje?- Mendon ta shese njė pjese tė pasurise pėr ta nxjerre nga burgu djalin tė cilin pushteti tenton ta joshe4 me gjera tė ndryshme vetem e vetem qe ta beje tė punoje pėr ta, duke i premtuar pasuri tė madhe. Keto ai s` i kishte pranuar . Prej atehere, ai u ballafaqua ēdo here me veshtiresi tė medha, duke filluar nga problemet ekonomike, presionet e ndryshme e deri tė izolimi i tij nga pushteti dhe rrethi pėr gjyshte vjet me radhe. DERVISH KOPRIVA DONTE QE SHABAN JASHARI tė JETE KOMESAR POLITIK I USHTRISE SE TIJ Zeri: Pas mbarimit tė Luftes se Dyte Boterore, problemet me pushstetin megjithate nuk marrin fund? Rifat Jashari: Jo, veq sa dijne e shtohen. Me ka treguar babai se ne kohen e Dervish Koprives, pra rreth viteve `5O, Dervishi qe jetonte si kaēak maleve tė Drenices, kishte kontakte me b a bain qe ne ate kohė ishte mesues i respektuar ne Drenice. Dervishi mundohej, ta formoje perseri njė force tė armatosur sepse, pas Luftes se Dyte Boterore punet pėr ne shqiptaret ne Kosove nuk kishin shkuar mirė. Pas mbledhjes se Bujanit, dhe pas dredhive qe ne kurriz tė shqiptareve i bente regjimi i atehershem serb, Dervishi kishte menduar dhe llogaritur se edhe populli shqiptar dudhet ta kete tė drejten qe tė vendose vete pėr fatin e tij: t` i bashkangjitet Shqiperise ose tė mbetet ne Jugosllavi, por t`i kete tė drejtat e barabarta me tė tjeret. pėr keto qellime Dervish Kopriva mundohej ta formoje ushtrine dhe i kishte thene babait:“Nese mundemi me ba punen pėr me formue njė ushtri tonen, atehere ti Shaban do ta udheheqesh politiken e saj, do tė behesh komesar“. Mirepo edhe kėtu punet deshtojne sepse Dervishin e zene, ndersa ne bllokun e shenimeve tė tij, policet e kishin pas gjetur emrin e babait, pėr ēka shkojne dhe prej ores se mesimit e nxjerrin ba bain qe punonte si mesues, dhe e ēojne ne burg. Pastaj siē tregova me pare, babgjyshi e liron prej burgut duke paguar para tė medha permes atyre malazezeve. Pastaj vijne ato vitet e renda ndersa presioni i vazhdueshem i serbeve rritej, jo vetem ndaj familjes sone, por edhe ndaj shumė familjeve tė tjera, disa prej tė cilave, detyrohen tė marrin rrugen e mergimit e tė shkojne ne Turqi e ne vende tė tjera. Por, krejt ate kohė tė veshtire, babgjyshi dhe babai i perballojne dhe nuk e leshojne vendin duke i bėrė keshtu njė nder tė madhe veti, por edhe neve pasardhesve tė tyre. BABE E DJALE BASHKE NE DEMONSTRATAT pėr FLAMUR Zeri: Viti l968, siē dihet ishte njė vit shumė i rendesishem pėr ne si komb. Si kujtohet ne familjen Jashari ky vit, a ka ndonje tė veēante? Rifat Jashari: Pjesemarrja ne demonstratat e atehershme dhe ngritja e flamurit kane qene gjera tė cilat babai i ka perjetuar. Thjesht, viti l968 dhe protestat e atehershme me ngritje tė flamurit, kane qene diēka qe jane perkrahur dhe mbeshtetur si nga babai ashtu edhe nga shumė tė tjere ne ate kohė. Viti l968 ka qene njė fillim i historise se re tė shqiptareve tė Kosoves sepse veē ishte mundur frika e mehershme dhe babai ka qene i angazhuar dhe pjesemarres i drejtperdrejte ne ngritjen e flamurit ne Skenderaj. Ne ato protesta bashke me babain ka qene edhe Hamza. njė vit pas ketyre demonstratave shkova ne Gjermani. Zeri: Si lindi ideja qe tė shkoni ne Gjermani, si u mor ky vendim, ēfare tė tha atehere mixha Shaban? Rifat Jashari: Ideja ka qene e imja. Atehere, permes Byrose pėr Punesim tė Skenderajt. Ne vitin l973 , Hamza e pati mbaruar sherbimin ushtarak dhe une e mora nja 5 muaj ne Gjermani, por nuk deshti tė rrije me shumė dhe tha: „Gjermania s` qenka pėr mua“. U kthye prej atje dhe u punesua ne Fabriken e Municionit. Hamzen nuk e ka terhequr kurre gurbeti dhe vendi i huaj. Ishte e mundur tė dilej jashte. njė ditė isha duke ndejtur para dyerve tė oborrit, kur qe andej po kalojne disa djem tė Prekazit, tė cilet kishin qene ne Skenderaj dhe ishin shkkruar, qe tė shkojne pėr tė punuar jashte Kosoves. Fola me ta dhe i pyeta se ku ishin? Ata me thane se kishin qene ne Skenderaj pėr t` u regjistruar qe tė shkojne ne Gjermani. Bera edhe une si ata. Shkova tė nesermen tė daja Selim (Rraci) qe punonte ne Byrone pėr Punesim ne Skenderaj. Ai me pyeti:“A ke biseduar me Shabanin pėr kete punė dhe a tė ka lejuar?“. Po, i thashe edhe pse tė them tė drejten se kisha pyet fare. Por, une menndoja, tė dilja tė punoja dikund sepse ne kushtet e atehershme, ishte veshtire ta kaloje jeten perpara. Derisa me ka ardhur thirrja, babai nuk e ka ditur. Thirrjen ma solli njė nip i cili duke menduar se e dijne tė gjithė pėr kete punė me tha:: „Qe daje, tė ka ardhe thirrja me shkue ne Gjermani“. Babai u befasue dhe tha:“ēfarė thirrje more....“ Pasi e kuptoi se pėr ēka behet fjalė, me tha:“Qysh po shkon aq larg, a e dind se duhet tri shtete me i kalue pėr me mb erri atje?“. Po e provoj, i thashe, kjameti nuk behet. tė them tė drejten, babushit nuk i erdhi mirė qe une shkova ne Gjermani , sepse isha velllai me i madh ne familje, ndersa Hamza e Ademi ishin ende ne shkolle dhe mbetej njė mungnese ne shtepine tone. Megjithate, ai nuk e ka pase zakon tė tė pengoje pėr asgje. Para se tė nisesha me tha:“Nese s`tė pelqen atje, kthehu se gurbeti me zor s`mbahet“. Prej asaj kohė, o po kthehem kesaj vere, o ketij dimri, por jo, sot e kesaj ditė ende jam ne punė ne Gjermani.... „ GJERMANIA S`QENKA pėr MUA“, THOSHTE HAMZA” Zeri: Me ēka ėshtė shenuar periudha l968-8l, ne familjen tuaj? Rifat Jashari: Une e kam degjuar babain duke thene se vullneti pėr tė nisur qe tė punohet shumė pėr ngritjen ekonomike tė familjes, ka nisur ne vitin l979, pėr arsye se ai kishte llogaritur ne ate kohė, se periudha e veshtire pėr shqiptaret e Kosoves kishte kaluar. Deri atehere, babai kishte punuar aq sa pėr ta mbajtur familjen dhe me teper i kishte kushtuar rendesi problemit ēka do tė behet me tė ardhmen e djemve dhe nipave tė tij dhe tė shqiptarevee si teresi. Ai e permend vitin l979 si njė vit kur fillon kthesa e madhe e familjes sone. Bile, babai thoshte se prej ketij viti pėr dhjete vjet rresht i ka dhene shumė zor punes duke e arsyetuar kete me siē thoshte ai“e kam pa se po fillojne tė ndryshojne gjerat, po levizin pėr tė mirė dhe familja duhet tė perparoje“. Gjate kesaj kohė vetem une isha jashte Kosoves, ndersa tė gjithė tė tjeret, punonin ne ekonomine familjare ne Prekaz. Gjate kesaj periudhe Hamza, vjen ne Gjermani, po nuk rrin me shumė se 5 muaj dhe kthehet ne vendlindje. Zeri: Kur ka ndodhur kjo dhe pse erdhi Hamza ne Gjermani? Rifat Jashari: Ne vitin l973, Hamza e pati mbaruar sherbimin ushtarak dhe une ia dergova garancionin e ai erdhi e ndejti nja 5 muaj ne Gjermani, por nuk deshti tė rrije me shumė dhe tha:“Gjermania s`qenka pėr mua“. U kthye prej atje dhe u punesua ne Fabriken e Municionit, ndersa une mbeta edhe me tej atje. Thjeshte Hamzen nuk e ka terhequr kurre gurbeti dhe vendi i huaj. „KUR T`LUFTOJ UNĖ, KANE ME SHKRUE SHTATE GAZETA“, THOSHTE TAHIR MEHA” Si shkojne ne Turqi Rifati e Hamza pėr tė marre pamflete pas demonstratave tė vitit l98l? –Si i shpjegonte ne ate kohė Shaban Jashari babait tė tij Muratit ēka shkruanin gazetat serbe? – ēka i lidh Jasharet me Tahir Mehen? –Si e organizoi Shaban Jashari varrimin e Tahir Mehes? – ēka thoshte ministri i atehershem jugosllav i Puneve tė Brendshme Franjo Herleviq pėr rrethimin e Tahir Mehes ne Prekaz? Vazhdon..
__________________
Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim
|
|
|
|
|
|
#3 (permalink) |
|
Administrator
![]() Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
|
Zeri: Me heret thate se vitin l979, mixha Shaban e ka permendur si vit tė kktheses ne familjen tuaj. A ka ndondje shpjegim tė posaēem kjo?
„PO U BE KOSOVA REPUBLIKE SOT E DHJETE VJET, SIKUR ME U BA SOT“ THOSHTE SHABAN JASHARI NE VITIN l98l » Rifat Jashari: Baba Shaban thoshte se ne ate vit e kishte pa fillimin, se punet po leviznin ne drejtim tė mirė edhe pse thoshte duhet ende shumė shumė punė e sakrifice, por nuk mundet me asgje qe t`i ndaloje shqiptaret qe tė shkojne perpara. Me l979 ka vleressuar se rreziku qe populli yne tė asimilohet ka kaluar dhe i pershkruante, edhe fazat qysh kishin rrjedhe ngjarjet deri ne ate kohė. njė profesor, i angazhuar ne livizjet e vitit l98l ne tė cilen levizje ishin tė angazhuar edhe Hamza e Ademi, i kishte thene babes ne njė ndeje dikdund pas demonstratave tė atij viti:“pėr gjashte muaj, dod ta kemi Republiken e Kosoves, o S haban“, ndersa ba bai ia kish pas kthyer :“Degjo more djale, po u be kjo punė sot e dhjete vjet, do tė me duket si tė behej sot“. Pasi i kane varrosur Tahir dhe Nebih Mehen, ai inspektori shqiptar i thote babes Shaban se edhe ai si shqiptar e ndien veten keq qe ceremonia e varrimit tė Tahirit ishte e pazakonshme pėr shqiptaret, dhe se i kupton zakonet e popullit tė tij, por pferserit se policset shqiptare „nuk kane asgje ne dore dhe s`mund tė bejne kurgja“. Megjithate, babai e ka udheheqe varrimin e Tahirit dhe atij i kane bėrė njė nderim si duhet. Ai thoshte ne ate kohė se tash do dte filloje tė lulezoje ky vend, por duhet ende gjak dhe sakrifice. Me kujtohet qe baba Shaban thoshte qe njerezit punojne tri llojesh: disa punojnne veq me trup, disa tė tjere veq me mendje, ndersa disa tė tjere me trup dhe me mendje. Me i miri, thoshte ai, ėshtė njeriu qe punon edhe me mendje edhe me trup. Une mendoj se babai ka qene i detyruar tė punoje me mendje dhe me trup, sepse s`ka pasur mundesi t`i perballoje ndryshe rreziqet qe i kanoseshin. Ai ishte po ashtu shumė i informuar. Ne ate kohė, ai kishte lexuar njė gazete ne gjuhen serbe, me duket „Borba“ kishte qene dhe ishte koha kur s`ekzistonin gazeta ne gjuhen shqipe dhe i kishte thene babait tė tij Muratit: “Paska me ardhe njė kohė kur njeriu paska me fole ne Amerike, ndersa ne paskemi me e pa ate ne oden tone“. Ai kishte lelxuar keshtu dhe mund tė them se ne baze tė shtypit, e ka njohur mirė politiken qe behej ne vendet perreth dhe ne vende tė tjera tė botes. Ai e thoshte po ashtu se njeriu duhet tė mesoje shumėēka, bile disa here e ka thene se ėshtė mirė qe edhe gjuha e romeve tė mesohet.“Ne dash me njofte tjetrin, duhet me ja ditė punet“, thoshte ai, duke shkuar gjithmone kah ajo qe se pari tė studiohen problemet, e pasgtaj tė veprohet. Babai e kishte njohur mirė UDB-ne dhe Serbine dhe ne disa raste e kam degjuar vete duke thene:“Keto qe po ndodhin me planet e serbeve jane bėrė nga akademiket“. Serbi e mbyt femijen e vet vetem pėr ta krijuar njė shkas, qe ta fillojne ndonje aksion kunder tė tjereve, tregonte ai. Babai na e ka shpjeguar shumė mirė neve dhe nipave tė tij historine e Ahmet Delise, tė Azem Bejtes, edhe pse, ai ishte i lindur ne vitin kur Azemi e ka bėrė luften dhe ka vdekur (l924). Kur ai shpjegonte diēka nga historia, gjithmone thoshte kujtoje tė keqen, por mos punoni ashtu, percille kohen ēka ka ndodhur dhe shihe veten qe e ardhmja tė mos tė zere aty. Ai gjithmone tregonte se njerezit kane luftuar edhe me sepate, ndersa dinjitetin s`e kane humbur. Zeri: Pjese e historise se familjes suaj jane edhe lidhjet e miqesise me familje qe kishin autoritet ne Drenice.... „MOS MERR ĒFAREDO MIKU...“ Rifat Jashari: Babai apo njerezit e menēur ne ate kohė, thoshin shpesh:“Mos merr ēfaredo miku“, sepse po more ndonje mik qe nuk ėshtė bime e shendoshe, tė tille do tė jene edhe nipat dhe mbesat. pėr kete arsye, kur kane dashur tė lidhen miqesi ne ate kohė, pleqte e kane hulumtuar edhe mikun :a ėshtė i paster dhe i forte kah morali. pėr kete arsye ne kemi lidhur miqesi me familje , tė cilat kane qene tė mira dhe tė pasterta kombetarisht.Jemi munduar qe sikur kur tė zem nuse, ashtu edhe kur tė fejojme ndonje vajze, miku tė zgjidhet. Edhe sot, pas luftes, mundohemi ta ndjekim kete tradite. Nena jone Zahidja, ka qene mbese e Shaban Polluzhes, dhe rrethi yne familjar gjithmone lidhet me ngjarje tė ndryshme tė cilat kane tė bejne me ēeshtjen kombetare, me njerez tė cilet jane munduar tė bejne diēka pėr ēeshtjen kombetare. Zeri:Kalojme tė viti l98l. Dihet se Hamza e Ademi kane qene pjesemarres aktive ne keto ngjarje, pastaj ndodh edhe rasti i Tahir Mehes. ēka mund tė thuhet pėr familjen Jashari ne vitin l98l? Rifat Jashari: Ne familjen tone s`ka pasur komente tė tjera rreth ketyre ngjarjeve perveē atyre se gjithēka ėshtė duke levizur perpara, pavaresisht sakrifices. E tere familja ishim tė angazhuar ne keto ngjarje. Personalisht une kam qene i angazhuar ne keto ngjarje dhe kam shkuar bashke me Hamzen edhe ne Turqi pėr tė marre pamflete, sepse ka ekzistuar njė lidhshmeri e madhe midis mergimit dhe Kosoves. Edhe veeete babushi (Shabani) ne vitin l98l ka qene i betuar dhe ka pu nuar ne njė celule tė perbashket me Zymer Rrecin pėr kete levizje. Me Zymerin ka punuar ne „dysh“. Hamza, po ashtu ka qene ne njė „dysh“ tjeter dhe ka punuar me njė shok nga Ferizaj, emri i tė cilit tash nuk po me kujtohet, por me tė pata ndejtur shpesh. Ndersa une, kam qene njė ndermjetesues pėr ta bartur materialin prej Perendidmit dhe vendeve tė tjera ne Kosove. Zeri: A mund dte na flitni me gjeresisht rreth shkuarjes tuaj ne Turqi me Hamzen? Rifat Jashari: Ne vitin l982 bashke me Hamzen shkuam ne Turqii ku kemi marare pamflete pėr t` i shperndare ne Kosove. Atje ka qene njė Immer Berisha nga Majaci i Podudjeves, i ndjekur politikisht. Ne i kemi sjelle ato pamflete ne Kosove dhe punna ka qene e atille , sekrete qe as une tė mos i tregoj Shabanit pėr Hamzen, e as Hamzes pėr Shabanin. Keshtu mbaheshin ne fshehtesi disa punė nga frika se ndonje grup mund tė bjere ne burg, dhe me mirė ai grup tė mos dije asgje pėr grupin tjeter. Keshtu ka shkuar puna njė kohė jo fort tė gjate, e pastaj filluan protestat ne Perendim, ku ne mergimtaret ia filluam me parullat pėr Enverin:“...jemi gati kurdohere“, por meqe Perendimi nuk i perfilli atao, sepse sistemi ne Shqiperi ishte ēfare ishte ne ate kohė, ne ndryshuam parullat. Protestat kane perfshire pothuar gati tė gjitha viset e Perendimit dhe ne to kane marre pjese shqiptare nga tė gjitha trojet etnike dhe nga diaspora. Nuk ka pasur asnje proteste ne tė cilen nuk kane marre pjese ne menyre masive shqiptaret.
__________________
Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim
|
|
|
|
|
|
#4 (permalink) |
|
Administrator
![]() Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
|
Zeri:Cila ishte permbajtja e atyre pamfleteve qe i moret ne Turqi?
Rifat Jashari: „Kosova Republike“ kryesisht. ėshtė dashur tė ecim paralel me kohen, sepse babai thoshte „ po tė shkeli koha mbarove“.Pra, atehere kerkonim republikek, sepse nuk ka pasur mundesi tė tjera
__________________
Ala Me 1 Emėr Ala Me 1 Qėllim ZBAVITU Prej Tjerve Shum Ka Dallim
|
|
|
|