|
|
#1 (permalink) |
|
Administrator
![]() Antarėsuar: Jun 2008
Vėndndodhja: http://wWw.Zbavitu.NeT
Postime: 967
|
Ne kete teme do postoj te plote tekstin e Akademise se Shkencave te Shqiperise te titulluar Historia e Popullit Shqiptar, botim i vitit 2002. Nga disa pjese te historise qe kam postuar me pare (botim i vitit 1986) ndonje nga anetaret pati rezerva per faktet e shkruara aty. Ketu ne forum ne diskutojme shume here per ngjarje historike, shpesh duke perdorur dijet tona si dhe referenca nga studiues dhe materiale te huaja. Perpos kesaj teme do hap dhe nje tjeter ku te mund te diskutojme per ndonje paqartesi ose replike ne lidhje me faktet historike qe do postohen. Lexim te kendshem.
P A R A T H Ė N I E Nė vitin 1959 u botua nė Tiranė vėllimi i parė i Historisė sė Shqipėrisė, i cili, sė bashku me vėllimin e dytė, qė doli mė 1965, pėrbėn veprėn e parė shkencore pėrgjithėsuese pėr Historinė e Shqipėrisė, tė hartuar nga njė grup autorėsh. Historia e lashtė (Ilirėt) pėrbėnte pjesėn e parė tė vėllimit tė parė tė botimit tė vitit 1959. Ajo shėrbeu si bazė pėr hartimin e tekstit tė ri tė Historisė sė Shqipėrisė qė u pėrgatit dhe u botua si maket pėr diskutim nė vitin 1973. Pjesa e parė e vėllimit tė parė tė kėtij botimi tė ri (1973) pėrfshinte periudhėn e historisė sė lashtė, nga fillimet e shoqėrisė njerėzore e deri nė fillimet e mesjetės sė hershme shqiptare. Ajo u pėrgatit nga prof. Selim Islami (redaktor pėrgjegjės), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skėnder Anamali. Nė vitin 1977, historia e lashtė u botua e ripunuar dhe e plotėsuar me tė dhėna tė reja nga kėta autorė, nė formė dispense, pėr pėrdorim tė brendshėm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe nė frėngjisht mė 1985 si vėllim mė vete, pėr tu shfrytėzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperēu historique, Tirana, 1985. Pjesa e parė, Ilirėt, qė pėrfshihet nė kėtė botim tė ri (vėllimi i parė), ėshtė mbėshtetur nė variantet e vitit 1977 dhe 1985, por tė ripunuara dhe tė plotėsuara prej tė njėjtit grup autorėsh: Krerėt I dhe II janė hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti. Krerėt III dhe V janė hartuar nga prof. Selim Islami. Kreu IV ėshtė hartuar nga prof. Frano Prendi. Krerėt VI, VII dhe VIII janė hartuar nga prof. dr. Skėnder Anamali. Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar nė pjesėn Mbretėria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane. Pėrgatitja pėr botim (redaktimi) e pjesės Ilirėt, me ndryshimet pėrkatėse u bė nga prof. dr. Muzafer Korkuti. |
|
|
|